Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21 sqaroi kërkesën e subjektit politik ku ai bën pjesë për postin e presidentit, e që është marrëveshja politike me LVV-në.
“LDK-ja propozon dhe LVV-ja e miraton një emër për president, cilido qoftë ai emër, por i pranueshëm mbi palët”, tha Haziri.






