10.9 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Haziri: Shpresa e vetme për Kosovën mbetet LDK, e cila ndërton bashkëpunim dhe stabilitet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij pret të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme, duke vlerësuar se viti që po lëmë pas ka qenë “i humbur” për vendin për shkak të politikave të Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haziri theksoi se, sipas tij, LDK mbetet alternativa e vetme që mund t’i ofrojë Kosovës stabilitet dhe orientim të qartë euroatlantik. Ai shtoi se partia që përfaqëson ka ndërtimin e bashkëpunimit politik dhe institucional si prioritet, çka sipas tij përbën bazën për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

“Fitues te këtyre zgjedhjeve! Vit i humbur për shkak politikes se partisë se parë/VV të nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Shpresa e vetme për Kosovën mbetet LDK e cila ndërton bashkëpunim dhe stabilitet. Këto janë parakushte për zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. Integrim europian e përafrim me NATO. Shpresa në LDK të bëhet besim e mbështetje është opsioni i vetëm”, ka deklaruar Haziri për GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit