Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar përmbylljen e procesit të zgjedhjes së të gjitha strukturave partiake.
Haziri tha se lidershipi i ri i LDK’së është zgjedhur edhe për katër vite.
Sipas Hazirit rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhur më 19 nëntor, siç tha ai ‘për t’i dhënë shpresë dhe besë Kosovës.’
“Lidershipi i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës 2023/2027. Brezi i Republikës i zgjedhur. Rikthimi i madh ka filluar me 19 nëntor, për t’i dhënë besë dhe shpresë Kosovës!”, ka shkruar ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=918284162998244&id=100044500056872&mibextid=Nif5oz