Haziri refuzon të komentojë emra për president: Spekulative të përmendet familja Jashari

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e KosovësLutfi Haziri, ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me emra konkretë për postin e presidentit, duke e cilësuar si të papërshtatshme dhe spekulative përfshirjen e familjes Jashari në debat politik.

Në Debat Plus, analisti Astrit Gashi e ka pyetur Hazirin nëse do ta votonte Vjosa Osmani apo dikë nga familja Jashari për president/e të vendit.

Haziri nuk dha një përgjigje.

“Ti po do përgjigje bardh e zi Astrit. Kjo është e pamundshme me thënë a e voton një pjesëtar të një familje të respektuar… nuk është shtruar pyetja drejtë. Është spekulative me laku emra të respektuar. E aq më pak të familjes Jashari”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme

Të fundit