Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj deklaratës së ish kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se “Nuk beson që draftin nuk e kanë parë opozita sepse Lajçaku nuk e ka zgjedhur dikujt të ia jap e dikujt tjetër jo”.
Madje Mustafa tha se “nuk i besoj as Hazirit as përfaqësuesve të LDK që nuk e kanë parë”.
Lidhur me këtë Haziri në një prononcim për Insajderin tha se çdo lloj dokumenti dhe çdo lloj procesi që ka ndodhur në Kosovë e din dhe e përcjell.
Tutje, Haziri i paqartë tha se Mustafa e ka konfirmuar atë që e beson.
“Une çdo lloj dokumenti edhe çdo lloj procesi qe ka ndodhur në Kosovë, edhe ndodhë në Kosovë une e di edhe e përcjelli, edhe kom burime, kështu që ai (Isa Mustafa) e ka konfirmuar diçka çka beson”, tha Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.