-5.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Haziri: Qeveria Kurti ka bërë prostitucion publik me miratimin e Ligjit për Pagën Minimale

- Advertisement -

“Qeveria Kurti ka bërë prostitucion publik me Ligjin për Pagën Minimale”. Kështu deklaroi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

“Qeveria Kurti ka bërë prostitucion publik me Ligjin për Pagën Minimale. Në politikë nuk guxon të ndodhë diçka e tillë, të krijohen situata, të mbulohet incidenti i incizimeve si dhe të kalojnë 8 pika të rendit të punës për gjysmë ore”, deklaroi Haziri.

Ndërkaq, i pyetur se a mund të përmbushen nevojat në këtë situatë të inflacionit, me pagë minimale prej 250 euro, Haziri vlerësoi që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në asnjë mënyrë.

“Qeveria Kurti nuk janë duke u marrë me këtë problem, nuk janë duke u marrë edhe sa kushton një pako familjare. Nuk kanë ide se çka po ndodhë. Kurti nuk ka shkaktuar disiplinë me këto masa”, theksoi tutje Haziri në Tëvë1.

Kujtojmë që me 60 vota për dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës më 13 korrik ka miratuar Ligjin për Pagën Minimale. Sipas këtij Ligji paga minimale do të bëhet 264 euro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit