8.1 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Haziri: Qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria ka lënë gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se pushteti sot viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”.

Këtë, ai e ka cilësuar si “PAkënaqësia n’fundvit”.

“Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë enerjergji elektrike qe më shumë se 30 orë.

Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë. Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh”, ka thënë ai ndër të tjera.

 

Shpërndaje

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit