31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Haziri: Propozimi i LDK-së nuk po pranohet nga Kurti për shkak të interesave të tij personale

Propozimi  i LDK për një qeveri uniteti nuk pranohet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, për shkak te interesave të tij personale, duke e çuar Kosovën drejt një terri politik.

- Advertisement -

Kështu ka thënë deputeti i LDK-së Lutfi Haziri në ABC news.

Sipas tij, situata aktuale politike e krijuar në Kosovë, vështirë se zgjidhet edhe nëse mbahen zgjedhje te reja te parakohshme parlamentare.

“Kurti është kokëfortë dhe nuk ka asnjë plan për të ndryshuar qëndrimin e tij përballë ngërçit politik ku ndodhet vendi qe pas 9 shkurtit. Ai maksimumi mund të ndryshoj modalitet sjellje duke manipuluar subjekte te tjera politike”, ka thënë Haziri.

Parlamenti i ri i Kuvendit te Kosovës nuk është konstituuar edhe pas 30 përpjekjesh, duke e lënë Kosovën kështu pa përfaqësim serioz edhe në arenat ndërkombëtare

Të ngjashme

Të fundit