Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me aleanat e mundshme paszgjedhore.
Në një intervistë për A2CNN, Haziri ka përjashtuar çdo mundësi aleancash me VV-në.
Duke folur për gjuhën e kryeministrit Albin Kurti, Haziri tha se nuk do të merren me gjuhën e Kurtit.
“Politikisht kemi një hendek të pakapërcyeshëm më VV-në, jo vetëm për shkak të ideologjisë…por për shkak të sjelljes së tyre dhe për shkak të dështimeve të mëdha që i kanë shkaktu në këto katër vite Kosovës” – ka thënë ai.