8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Haziri për Kurtin: S’është i luftës, t’ia lëmë Serbisë medaljen e budallakisë

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti që “në Kosovë mund të ketë luftë”.

“Kurti nuk është i luftës”, thotë Haziri, duke e argumentuar pretendimin ai thotë se “Kurti refuzoi të luftonte”.

Madje ai shton se Kurti “ka dëshirë të jetë ideolog”, që “të luftojnë disa të tjerë”.

”Unë besoj që kryeministri i Kosovës i hynë kategorisë që nuk lufton. Ka refuzu edhe në luftën e Kosovës. Më shumë hiqet si ideolog, ka qef disa të tjerë me luftu”, ka thënë Haziri ndër tjeash.

Më tutje, ai ka dekalruar se “medalja e budallakisë”, duhet t’i mbetet Serbisë”.

“Lufta është mjeti i fundit i politikës. Gjithë strategët e mëdhenj e kanë parë dhe e kanë zbatu. Vetëm te kjo Qeveri, lufta përmendet pa i shiku të gjitha mjetet politike. Është koha për paqe, ne duhet me fitu paqen. Tash nuk flasim për kryengritje por për mbrojtje shtetëror”.

“Fundja Serbia është duke e mbajtur medaljen e budallakisë. Këtë medalje e kanë marrë në rastin e Bansjka. Leja atyre këtë medalje”, ka deklaruar Haziri emisionin “ZEN” të T7.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit