Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur optimist se deri më datën 4 mars do të ketë një marrëveshje politike për presidentin.
“Deri tash, e 15 muaj zoti Kurti ka favorizuar një bashkëpunim me LDK-në dhe ka përjashtuar në sekuenca të caktuara politike rolin e PDK-së”, ka thënë ai në Click të RTV21.
Më tej, ai ka vlerësuar se kryeministri Kurti ka filluar të ndryshojë sa i përket zhvillimit të dialogut politik.
Sipas tij, për 5 vjet Kurti ka thirrur në takim partitë politike vetëm tri herë.
“Por pas këtyre zgjedhjeve ( Kurti) ka ndryshuar dhe ka filluar me gjysmë hapi me instaluar politikën, ka instaluar dialog mes LDK-së dhe PDK-së, është një dialog”, ka thënë Haziri.






