22.8 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

Haziri për Kurtin: Ndërkombëtarët nuk i thonë më mirëmëngjes, por që Asociacioni duhet të ec përpara

- Advertisement -

Çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i është bërë rutinë nga ndërkombëtarët kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Kështu thotë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri theksoi se të gjitha palët tani bisedojnë vetëm për këtë çështje.

“Në momentin që kemi marrë konfirmimin që draft statuti si detyrë që po i kërkohet Qeverisë, sepse me kryeministrin është shumë e vërtetë, të gjitha palët po bisedojnë vetëm për këtë çështje. Atij më nuk i thonë mirëmëngjes, as kur e thirrin prej Uashingtoni, as prej Berlinit, as prej Brukselit. Atij i thonë – kryeministër, marrëveshja jonë për draft statutin duhet me ec përpara. Nuk ka më çështje tjera. Rutinë e ka. Kërkesë të përditshme çdo orë. Dhe e ka ndërtu vizionin e tij publik, të cilin e kanë konfirmuar edhe partnerët ndërkombëtar pak a shumë, e që është ajo që LDK-së i ka dhënë të drejtë koha”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai po ashtu tregoi edhe problemin që sipas tij, pala serbe “ka rrëshqit”.

“Por problem tjetër, është që gabimi tjetër që ekipi menaxhues ose pala serbe ka rrëshqit, e që nuk ka nxjerr prapë mësim është, ata janë shku me një draft status me 64 nene, as Kosovën kund se kanë përmen. Dhe i kanë bind ndërkombëtarët edhe njëherë që çkado që u lë në dorë, këta kthehen prapë te burimi që nxjerr ujë të trubullt. Se nuk janë të interesum me zgjedh problem”, deklaroi ish-kryetari i Gjilanit. /Teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit