5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haziri: Për Kurtin me rëndësi është VV-ja e jo Republika

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas seancës maratonike të djeshme në Kuvend, ku kryeministri Albin Kurti raportoi për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Hazirit, Kurti konfirmoi në këtë debat se më me rëndësi për të është Lëvizja Vetëvendosje sesa Republika.

“Sa për informatë, partia instuticionale LDK është siguruar me Gjykaten Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguares së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës e duke detyruar Vuçiqin të nënshkruaj, por që Kurti s’po mundet”, ka thënë mes të tjerash Haziri.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Nga debati parlamentar kryeministri Kurti konfirmoi se për të është me rëndësi VV dhe jo Republika

Sa për informatë, partia instuticionale LDK është siguruar me Gjykaten Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguares së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovanitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës e duke detyruar Vuçiqin të nënshkruaj, por që Kurti s’po mundet.

A e dini pse?

Sepse ka shkaktuar marrëveshje të përkoshme dhe ka amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de jure të Republikës së Kosovës, ndërkaq krekoset për njohje de fakto.

Kryeminstri i VV-së nuk ka tradhtuar BE-në, ndoshta as Europën dhe as shqiptarët kudo që janë. Kurti ka tradhtuar besimtarët e majtë të VV-së, e ka tradhtuar vetvetën dhe do besimtarë që vetën e quajnë “guximtarë”, të cilët, po ashtu, kanë guxu me e tradhtu vetën e tyre, duke besuar që po ia bëjnë këtë LDK-së. LDK janë lojalista dhe mbeten instuticionilista përjetë. Per ne, de fakto Pavarësia e Kosovës ka ndodhur me 2 korrik 1990! Të gjitha proceset pas saj janë procese për njohje de jure.

Je i vetmi që tradhtove kauzën tuaj, besimtarët tuaj të VV-së,vpartnerët tuaj azgana dhe veten tuaj. Albin Kurti kryeminstër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar!

Mos na shit mjegull neve institucionalistëve që Serbisë më 12 qershor 1999 ia kemi treguar largimin pa kthim nga toka e Kosovës!

Prej 17 shkurtit 2008 jemi sovranë në tokën tonë dhe të barabartë me familjet sovrane në botë.

Ka mbetur edhe pak punë që ju po zhagisni nga mosbashkëpunimi dhe mungesa e vizionit për një Kosove europiane e në NATO! Veç po na vononi, përndryshe kemi me mbrri aty me apo pa ty. Fati jonë është vendosur me 2 korrik!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit