4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Haziri: Për dallim prej partisë në pushtet, LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë për dallim nga partia në pushtet, LDK i ka dhënë Kosovës forme, besim dhe shpresë.

Haziri ka shtuar se partia në pushtet është fatkeqësi që ua humbi shpresat e njerëzve, sipas tij duke ua prekur direkt “maxhen” e çdo qytetari.

“LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë, për dallim prej partisë në pushtet e cila është fatkeqësi që ua humbi shpresat e njerëzve, duke ua prekur direkt maxhen e çdo qytetari. Nuk ka arritur ta begatojë maxhen, por e ka varfëruar. Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë, me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi. Dikush ka vdekur për këtë ditë, dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës dhe institucione. ” – ka shkruar Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit