21.3 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Haziri pas Aktgjykimit të Kushtetueses: Bllokuesi nuk kalon

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që bëri të ditur se vullneti i lirë i deputetëve nuk mund të imponohet, pavarësisht se i takon subjektit të parë propozimi.

Haziri ka thënë se ‘Bllokuesi nuk kalon’ dhe se “Për votim, nuk e lejon shantazhin politik, e aq më shumë, nuk lejon keqpërdorimin e frymës kushtetuese për t’u keqpërdorë për konsum politik.”

E plotë:

Bllokuesi nuk kalon!

Përshkrimi i frymës kushtetuese që Kosova ka vendosur më 17 shkurt 2008, nënkupton që marrëveshjet, mirëbesimi e kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime dhe patriotike në këtë Republikë, e cila themelet i ka më 2 korrik 1990. Nuk ka detyrim.

Për votim, nuk e lejon shantazhin politik, e aq më shumë, nuk lejon keqpërdorimin e frymës kushtetuese për t’u keqpërdorë për konsum politik.

Është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmje deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë!

Bllokuesi nuk kalon.

Nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur, sikurse që nuk mundesh me qenë edhe deputet e edhe anëtar i Qeverisë.

Republika, mbi të gjitha!

Të ngjashme

Të fundit