12.6 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Haziri: Nëse VV nuk i mbërrin 61 votat, Kuvendi pamundësohet ta kryej detyrën e vet

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 i pyetur nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka votat për ta formuar qeverinë të dielën, ai tha se nëse nuk mbërrihen 61 votat, Kuvendi pamundësohet të kryej detyrën e vet.

“Unë do të doja t’i kishte por aq sa quhet qeveri e pakicës së paku sepse partia e parë me ndërru qeverisje nuk mund me thënë qeveri e pakicës në asnjë situatë, por nëse nuk i mbërrin 61 vota së paku me fitu një lloj legjitimiteti për një qeverisje për sa ditë mundet me shku nuk e di, atëherë Kuvendi pamundësohet me kry detyrën e vet dhe kjo pamundësi quhet dështim në këtë rast, nuk është sikur në rastet e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit