Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

- Advertisement -

Në zgjedhjet eventuale të qershorit që mund të ndodhin nëse nuk zgjidhjet presidenti i vendit, gara politike do të jetë mes Albin Kurtit, kryeministër aktual dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.

Ky është vlerësimi i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se ko garë do të zhvillohet mes këtyre dy figurave dhe jo Kurtit e Abdixhikut për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve për moszgjidhjen e presidentit.

Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se zhgënjimi i qytetarëve për moszgjidhjen e presidentit është i lartë sa ai për moszgjidhjen e Kurtit kryeministër vitin e kaluar.

“Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor në mungesë të një marrëveshje politike, gara në Kosovë ka me qenë mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, qytetarët kanë me votua për këta dy emra. Sepse në këtë situatë njerëzit janë të pakënaqur  me moszgjidhjen e presidentit. Votuesit edhe qytetarët mund me qenë të kënaqur me zgjedhjen e qeverisë dhe kryeministrit vitin e kaluar, po aq e lartë është pakënaqësia këtë vit për moszgjidhjen e presidentes. Sot niveli i pakënaqësisë është i barasvlefshëm me moszgjidhjen e Kurtit vitin e kaluar”, ka thënë Haziri.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 28 prilli, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Të ngjashme

Të fundit