-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Haziri: Ne nuk dalim në rrugë për protestë, dalim vetëm kur rrezikohet tërësia e republikës

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ftuar në emisionin ‘Prime Time’, është deklaruar në lidhje me mos daljes së LDK-së, në protestat kundër shtrenjtimit të Energjisë Elektrike.

Haziri ka thënë se LDK nuk del në protesta, del vetëm atëherë kur rrezikohet tërësia e Republikës së Kosovës.

“Nuk dalim jashtë kulturës tonë, ne nuk jemi të protestave dhe qëndrojmë në rezistencë paqësore, dalim në protestë atëherë kur ndihemi të rrezikuar si Republikë, sepse kur LDK-ja është në rrugë atëherë kauza ka shkuar aq lart dhe na detyron ne të dalim dhe të protestojmë.”

Tutje, Haziri ka thënë se LDK historikisht ka bërë rezistencë ndaj okupatorit, por se do të reagojnë ndaj përfitimeve personale të partisë së majtë nga Banka Botërore.

“Historikisht ne rezistencën e kemi përdorur ndaj okupatorit, por ne si parti gjithmonë kemi qenë të thirrur për protestë si në rritje të çmimit të energjisë ashtu edhe në rritjen e çmimeve ushqimore, në shtrenjtimin e derivateve, por nuk kemi reaguar. Përfitimet personale të partisë së majtë nga Banka Botërore , me arsyetim të zgjedhjeve të problemeve sociale dhe duke e rritur koston e jetës në Kosovë këtë po që do ta refuzojmë.”, deklaroi Haziri në Kanal10.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit