7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haziri në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani: Rënia e tij ka qenë e dhimbshme

- Advertisement -

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, së bashku me asamblistin Sami Ahmeti, në 25-vjetorin e vrasjes së dëshmorit Nezir Shurdhani, kanë bërë sot homazhe te vendi i rënies, në ish-fabrikën e Çelikut.

Haziri tha se rënia e dëshmorit ka qenë e dhimbshme një javë pas hyrjes së UÇK-së dhe forcave të NATO-s.

“Vetëm një javë pas hyrjes së forcave të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave të NATO-s në Gjilan, nga kjo përballje e fundit me fallangat e okupatorit dhe paramilitarët, plagosën tre qytetarë dhe e vranë Nezirin. Familja Shurdhani do të mbetet gjithmonë e nderuar sepse e ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit, Nezir Shurdhani”, tha Haziri.

Me këtë rast, ai ka përkujtuar të gjithë të rënët në ditët e lirisë, 25 vjet më parë.

“Sot e kujtojmë edhe Bashkim Selishtën – Petritin dhe të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëpatriotët tanë të cilët ranë në ditët e para të lirisë”, tha kryetari Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit