7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Haziri me metaforë për prolongimin e autostradës Prishtinë – Gjilan: Bedati i ri në shehër të vjetër nuk kalon

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, si dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka përdorur një metaforë, për t’iu referuar pushtetit aktual në lidhje me prolongimin e ndërtimit të autostradës Prishtin-Gjilan.

“Bedati i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon” – ka shkruar Haziri.

Tutje, ai ka përmendur se ky projket po etiketohet si “projekt i Lutës”, prandaj po prolongohet.

E plotë:

Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon

Qenkan deklaruar edhe sot, përkundër që po përtojnë të flasin për Autostradën e Gjilanit se ‘kjo është problem’. Do t’ju thoja sërish se nuk është Autostrada e Gjilanit problem, por qeveria ka problem ta jetësojë sepse po iu referohen si “projekt i Lutës…”, sikur që i prolonguan edhe tri projekteve tjera e i filluan më 1 tetor.

‘Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon. Veç vazhdoni të përtoni me gjetë arsyetime. Një punë që e kemi nis do të përfundohet, por jo me ju. Kosova e Gjilani meritojnë shumë më shumë dhe shumë më mirë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit