14.5 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka folur edhe për deklartën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në natën e shpalljes së rezultatit të 9-të shkurtit.

Kurti atë natë pasi kishte marrë rezultatin e parë që e nxirrte fitues duke festuar me simpatizantët e partisë së tij, iu referua opozitës me termin “hajvana”. Ky epitet nga Kurti, për opozitën është i pakalueshëm, që është bërë edhe pengesa thuajse kryesore për një koalicion të mundshëm VV-LDK.

“Ne në natën e 9-të shkurtit e kemi marrë epitetin e hajvanatit politik sepse nuk ka të bëjë me përfaqësues politik ka të bëjë me votues. Momentin që mbyllën zgjedhjet populli ka votuar. Ato vota shkrihen në Kuvendin e Republikës. Dhe kjo ndarje frakmetizim politik është ushqyer, është investuar polikisht nuk mund të zgjidhet brenda natës. Nuk është cështje procedurale. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit nuk është cështje procedurale. Nuk mundet proceduara me zgjedh”, ka thënë Haziri.

Për Hazirin ndërrimi i votimit në Kuvend për ta votuar të parin e egjislativit nuk është thjesht çështje procedurale “ashtu siç po mendojnë VV “.

“Partia e parë dhe z. Kurti dhe satelitë partiakë politik po mendojnë që është çështje procedurale. Në rregull që ata e trajtojnë si çështje procedurale por 20 herë është provuar dhe po dëshmohet që nuk është procedurale, atëherë veprim politik duhet me pasë. Veprimi politik për ta ndërtuar një shumicë politike e cila ndërron metodën nuk po themi mendësinë sepse është e pamundshme brenda natës. Zotëri Kurti po don politikën e sallamit politik me imponu. Nuk funksionon që Kuvendin me zgjedh dhe me trajtu si çështje procedurale me bë konstituimin dhe me bë zgjidhjet politike me i realizuar dhe madje me kaluar te qeveria. Tek qeveria le të themi ka orare të demokracisë”, ka thënë Haziri.

Deputeti i LDK-së nuk beson që kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka 61 vota për të formuar qeverinë e re.

“S’është e besueshme, mund të ketë logjikë për ata dhe për z.Kurtin por s’është e besueshme sepse për ta bërë të besueshme duhet në Kuvend me ndodhë kur i ki votat për qeveri e demostron e manifeston në Kuvend duke e trajtuar si procedurale thjeshtë. Por vet fakti që mungojnë disa deputetë me mbështetë dhe me krijuar shumicën për zgjedhjen e Kryetares të Kuvendit tregon qartë se nuk ka vota për qeveri. Dhe me vetfaktin që nuk ka vota për qeveri pamundësia për ta bërë shumicën për qeveri po mban Kuvendin peng. Nuk ka spjegim më të drejtë dhe më korrekt polikisht. Kuvendi po mbahet në këtë fazë në mungesë të numrave për qeveri”, ka thënë ai.

I pyetur në qoftëse VV ndërron kandidaten LDK a do ta voton.

“Jo, sepse ne nuk e kemi lidhë rolin tonë në votim me emrin e përveçshëm ne kemi thënë përparim duhet me krijuar partia e parë shumicë për me bë zgjidhjen politike. Kjo ka qenë dhe ky është qëndrimi ynë nuk e kemi lidhur me emrin e përveçshëm është e drejtë e fituar partia e parë ka fituar të drejtën me e propuzuar dhe le ta zgjedhin kënd të dojnë”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Të ngjashme

Të fundit