Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova ka nevojë për dashuri, e atë, sipas politikanit, ia jep partia ku ai bën pjesë.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, shprehet i bindur se LDK i ofron Kosovës një vend ku jetohet më mirë, besë e shpresë.
Pos tjerash, ai thotë se Lidhja Demokratik e Kosovës ka realizuar ëndrra e kë bërë procese, duke shtuar se tani është koha që Kosova t’ia kthejë dashurinë këtij subjekti politik.
“Ne kemi shkaktu procese e kemi realizu andrra, koha që populli t’ia kthej krejt dashninë LDK-së Me unitet të plotë, kemi nderin që e nominuam për Kryeministër kryetarin tonë, Dr. Lumir Abdxhikun, që do të përkthehet me unitet qytetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit”.
“E filluam vitin me zgjedhje e po rikthehemi prapë në Zgjedhje Parlamentare. Nëse kërkohet arsyeja e shëndosh, përse?! Është e thjeshtë. Mungoi bashkëpunimi e vullneti dhe vendi u bllokua në një krizë politike të planifikuar e të menaxhuar. Kosova sot as nuk është më e pavarur, as më e lirë e as më demokratike. Është pa Kuvend, pa Qeveri dhe shpejt edhe pa buxhet shteti, me një krizë të re”.
“Është mundësia që më 28 dhjetor të mos ecim edhe tutje nëpër terr politik, por t’i kthehemi familjes, atdheut e Zotit. Për një vend ku jetohet më mirë, për familjen e Kosovën, me besë e shpresë që e ofron veç LDK. Ne kemi shkaktu procese e kemi realizu andrra dhe koha është që populli t’ia kthej krejt dashninë LDK-së. Kosova ka nevojë për dashni. Kosova ka nevojë për LDK-në si asnjëherë më parë!”, ka shkruar ai.






