9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haziri: Kushte i kemi vendosur vetës nga politika e Kurtit, jo Serbisë

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar tri kushtet e vendosura nga kryeministri Albin Kurti për (mos)takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Haziri ka theksuar se, ndonëse mendohet se Kosova po vendos kushte për Serbinë, në realitet është vetë Kosova që po vetëkushtëzohet për shkak të politikave të Kurtit.

“Kosova është në kushte dhe Kurti po zbaton politikë të kushtëzimit në emër të Kosovës. Kjo mendësi administrimi në emër të Kosovës pardje në Bruksel u konfirmua në emër të politikave për konsum të brendshëm në Kosovë e jo ndaj Serbisë. Kosova duhet të negociojë me BE-në për procesin e normalizimit, ku Serbia nuk do të ketë fuqi ta dëmtojë progresin europian të Kosovës. Po ndodh e kundërta dhe tani kushtëzimet e varësia do të na mbajë të kushtëzuar neve e jo Serbinë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai theksoi se Kurti ka përsëritur vetëm kushtet që vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë vendosur Serbisë, duke fajësuar politikën e Kurtit për stagnimin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

Përveç dështimit në KiE, Haziri përmendi se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE ka dy vite që është i mbyllur dhe se kërkesa prej 932 milionë euro nuk është hapur, ndërsa Kosova nuk është ftuar në Komitetin për kohezion socio-ekonomik të BE-së.

“Ne nuk po anëtarësohemi në Këshillin e Europës se kemi kushtëzim me vendimin qeverisë për draft-statutin e AKSHS. Aplikacioni ynë në BE ka dy vite që rri i mbyllur. Kërkesa prej 932 milionë euro nuk është hapur, po ashtu, mosftesa e Kosovës si e vetme nga Ballkani perëndimor në Komitetin për kohezion socio-ekonomik në BE-së dhe në fund propozimi për largimin e shkallëzuar të masave ndëshkuese ndaj Kosovë.

Serbia ka qenë e kushtëzuar nga partnerët e Kosovës me bashkëpunimin në rastin e sulmit terrorist në Manastirin e Banjska. Ata kanë edhe dy kushte tjera nga BE, NATO dhe SHBA. Kurti vetëm ka përsërit diçka që partnerët tanë kanë kërkuar nga Serbia, por nga ne kanë kërkuar konstruktivitet, pragmatizëm dhe veprim konkret e të pakthyeshëm. Sot në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, por në fakt Kosova ka vendosur kushte për vetën e saj nga politika e Kurtit”, ka shtuar Haziri.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit, Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut, ishin tri kushtet e Kurti që i vendosi për takim me presidentin serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit