-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Haziri: Kurti ta sqarojë se për çka është e interesuar Kosova në dialog

- Advertisement -

Nënkryetarit i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë dokument që e shpjegon se çfarë do të ndodhë në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Mes tjerash, ish-kryetari i Gjilanit theksoi se e ka ftuar kryeministrin, Albin Kurti që të sqarojë opinionin se për çfarë në të vërtetë është e interesuar Kosova në negociata me Serbinë.

“Ftojmë kryeministrin të na sqaroj se a është duke u angazhuar në bisedime për një njohje në qendër, apo pret një marrëveshje bazë për një normalizim të marrëdhënieve në një periudhë 10 vjecare. Asnjë dokument, s’ka pasur në mënyrë eksplicite që është e parashkrume se cka do të ndodhë në atë proces. Aty thuhet se varët nga palët. Deri tani, Kurti s’ka arritur asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ai ka zbatuar ato. Kosova ende se ka pa kapacitetin negociator të Kurtit”, tha Haziri, i ftuar në Kanal 10.

Ndër të tjera, Haziri tha se LDK-ja e mbështet dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se subjekti politik ku ai bën pjesë, kanë ofruar asistencë që çon në një marrëveshje mes të dyja vendeve, me njohjen reciproke në qendër të saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit