Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri tha se qëndrimi i kësaj partie nuk ka të bëjë me emrin e kandidates së Vetëvendosjes Albulan Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
“Ne kemi qenë konstruktivë. Nuk ka të bëjë me emër të përveçëm për kryetare të Kuvendit.
Zoti Kurti qe 20 vjet ka bërë fushatë negative me mjete konvencionale dhe jokonvencionale.
Ai ka ka bërë lëndime kolektive në këtë republikë”, tha Haziri.