-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Haziri: Kurti nuk ka asnjë prioritet tjetër përpos dialogut

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje në mbledhjen e Qeverisë ka treguar prioritetet për këtë vit.

Në listën e prioriteteve, Kurti nuk e përmendi edhe dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se përveç dialogut, tjetër prioritet Kurti nuk ka.

Prioritetet që i përmendi Kurti, sipas Hazirit nuk do të zbatohen.

“Në fakt ky nuk ka asnjë prioritet tjetër, përpos dialogut. Zotëri Kurti e ka dëshmu që në këto tri vjet, ai e bën atë që nuk e thotë. Edhe nëse se ka përmend, dialogu për atë është i vetmi prioritet, nëse ka përmend prioritete të tjera, asnjërën prej tyre nuk ka me u zbatu, sepse ajo shitet për konsum të brendshëm”, ka thënë ai për Front Online.

Haziri thotë se nuk i besohet më Qeverisë Kurti.

“Prej arsimit e shëndetësisë, bujqësisë, familjet e deri tek siguria, i ka qit në fund të pusit”.

“Nuk ka mbet me i besu asgjë, sepse problemet e brendshme, prej arsimit e shëndetësisë, bujqësisë, familjet e deri tek siguria, i ka qit në fund të pusit, kështu që nuk është asgjë e besueshme”, u shpreh ai.

Kurti derisa ka folur dje për prioritetet ka përmendur edhe Ministrinë e Mbrojtjes duke thënë se është rritur numri i ushtarëve dhe buxheti si dhe janë blerë pajisje ushtarake, përfshirë dronë Bayraktar.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë investimet në fushën e mbrojtjes, ndërsa përmendi edhe aprovimin nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për blerjen e sistemit anti-tank Javelin.

Lutfi Haziri nga LDK thotë që investimet në FSK, janë të programuara pavarësisht se kush është në Qeveri.

“Sa i përket investimeve në fushën e sigurisë janë të programuar në kuadër të aspiratës së Kosovës për integrimin në NATO, tash e një dekadë sektori i sigurisë është i programuar me aleatë tonë, me SHBA-në dhe BE-në, që ecja deri në vitin 2028 e FSK-së, pavarësisht kush është në Qeveri është e programume dhe investimet kanë me qenë të rritura çdo vit”, ka thënë ai.

Kurti dje ka përmendur prioritetet e secilës ministri.

Për Ministrinë e Financave ka thënë se prioritet është vazhdimi i reformës pensionale, procesi i fiskalizimit si dhe reforma në prokurim publik.

Për Ministrinë e Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka thënë se prioritet është përmirësimi i ambientit për të bërë biznes. Po ashtu edhe transformimi digjital.

Ndërkohë në drejtësi ka thënë se vettingu po merr formë dhe po bëhet i domosdoshëm çdo ditë.

Po ashtu ka thënë se do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit e po ashtu prioritet do të jetë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës.

Për Ministrinë e Brendshme ka thënë se prioritet është përmirësimi i infrastrukturës dhe shtimi i kapaciteteve njerëzore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit