30.8 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Haziri: Kurti me paralajmërimet për sulme dhe luftë me Serbinë ka dy qëllime

- Advertisement -

I dyti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë për emisionin “Expose”, se paralajmërimet e kryeministrit për luftë me Serbinë mbjellin frikë tek qytetarët.

Zyrtari i LDK-së është i bindur se Kurti këto paralajmërime i bën me qëllimin e vetëm, që t’i kamuflojë dështimët e mëdha dhe ngërçin që e ka sot dialogu me Serbinë.

“Paralajmërimet për luftë dhe përdorimi i luftës në Kosovë në kohë paqeje, përkundër kërcënimit, sepse Serbia gjithmonë është burim i destabilizit dhe kërcënimit të Kosovës, nuk është tash. Është tash e 22 vite, tash e 50 vite dhe ka me mbetë derisa nuk arrihet një marrëveshje për normalizim, e cila hap rrugën për pajtim më vonë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, paralajmërimet e Kurtit më shumë synim e kanë mbjelljen e frikës tek qytetarët.

“…me vazhdu atë që e kanë shkaktu me Zajedincën, më herët me Republika Srpska, me krahasimet për ndarje, për probleme që janë ballafaqu dhe proceset që Kosova ka kalu”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit