11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haziri: Kurti është krijuesi më i ri i Zajednicës

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më nuk mund të fshihet prej marrëveshjeve që ka bërë nw procesin e Brukselit.

Haziri ka thënë se Kurti duhet ta pranojë se është pajtuar me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I dyti i LDK-së ka thënë se Kurti do të mbahet mend si krijuesi më i ri i Zajednicës.

“Duhet me thanë qartë se ai ka bërë kompromis në marrëveshjen e 18 marsit, ai e ka pranuar asociacionin që do të implementohet në territor të Republikës së Kosovës. Dhe z. Kurti nuk është kundërshtues i Zajednicës, është krijuesi më i ri i Zajednicës dhe implemtuesi i saj”, ka thënë Haziri për Nacionalen.

Sipas tij, këtë marrëveshje do ta zbaton kushdo që është në pushtet.

“E vërteta është se z. Kurti e ka pranuar Asociacionin apo Zajednicën siç i ka thënë ai. Se a do ta implemton ai, apo do ta implemeton një kryeministër tjetër, koha do ta dëshmon. Sot ai është kryeministër, dhe ai do të merret me implementimin e marrëveshjes. Kjo është e vërteta e madhe”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit