19.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Haziri: Kurti e ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive, rrezikon ndarjen e brendshme të Kosovës

- Advertisement -

Në fillim të javës së ardhshme do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Në rend dite në këtë takim do të jetë Asociacioni i komunave me shumcë serbe.

Në lidhje me këtë, ka folur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri në një intervistë për FrontOnline, tha se Kurti e ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

Tutje, ai tha se ky tejkalim i vijave të kuqe rrezikon ndarjen e brendshme të Kosovës.

Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe fatkeqësisht ka shkuar përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe ky tejkalim i vijave të kuqe rrezikon që Kosova me shku drejt një ndarje të brendshme definitivisht me çka marrëveshja e Ohrit në provizione të caktuara lë me nënkuptuar që është përtej marrëveshjes së vitit 2013. Kurti ka pranuar që Asociacioni me pas kompetenca ekzekutive dhe kjo është vetëm blerje kohe nga ana e tij dhe tu pretendu me i shit popullit të Kosovës mjegull”, është shprehur Haziri.

Të ngjashme

Të fundit