Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili për këto 25 vite ka qenë në pozita kyqe ka thënë se vendi ka pësuar zhvillime të mëdha deri në qeverisjen e fundit e cila ka degraduar gjithëcka duke filluar nga prishja e marrëdhënieve me miqt tanë që ndihmuan në zhvillimin e vendit tonë.
Sipas tij vendit ynë nuk qeveriset po administraohet vetëm nga një njeri sic është kryeministri Albin Kurti.
Haziri ka shtuar se sa herë Kurti del jashtë vendit këtu bllokohet gjithëcka dhe se për këto vite qeverisje të tij ai do të mbahet mend për vizitatë e tij jashtë vendit me ditë të tëra pa asnjë protokol dhe pa asnjë sukses e me shumë shpenzime.
“Albin Kurti do të futet në librin e “Guinness”-it si kryeministri i vetëm kosovar që qëndroi në SHBA oër 19 ditë pa asnjë vizitë protokolare, ne i kemi gjetë sa sa i ka kushtu lobimi për të shkuar në këtë vizitë të gjatë atje, është e dhimbshme, e tmershme, vec për një pozicion janë paguar 200 mijë euro. Këto kanë qenë takime jo me nivele të larta shtetore, janë takime e vizita të kampuseve. Ka shku 14 ditë në Athinë që është vetëm 5 orë larë Kosovës, njëherë tjetër 9 ditë poashtu në Athinë pastaj në Belfast 10 ditë. Vizita të gjatë pa protokol sepse ai e administron këtë vend nuk e qeverisë, krejt tjerët e presin derisa ai të kthehet dhe nuk ka asnjë aktivitet tjetër vendimarrës përderisa ai është jashtë vendit”, ka pohuar nënkryetetari i LDK-së, Lutfi Haziri në “Euro n’T7”.