Haziri kërkon raportim nga Kurti për marrëveshjen me ndërmjetësin e BE-së

- Advertisement -

 

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri tha se kryeministri Kurti duhet të njoftojë deputetët për marrëveshjen me ndërmjetësuesin e BE-

Ai tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës bartin të drejtën për të kërkuar sqarime rreth marrëveshjeve të arritur nga kryeministri i vendit.

“Kryeministri i Republikës duhet me ardhë dhe me na njoftua për marrëveshjen me Peter Sorensen ndërmjetësin e BE-së, lidhur me qëllimin e kësaj marrëveshje, implementimin e kësaj marrëveshje lidhur me arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb. Me çka ka të bëjë? Cila është baza? Dhe shpjegime të domosdoshme sepse ka mjegull dhe paqartësi tek qytetarët e Republikës, shqetësim duhet të jetë i Kuvendit të Republikës, ne bartim këtë të drejtë. Deputetët duhet të njoftohen me detajet e kësaj marrëveshje”, tha Haziri

Të ngjashme

Të fundit