Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tregon dilemën e parë për ndërtimin e qeverisë së re.
Ai përmend edhe kryetarin e LVV-së, sipas tij ai ka hyrë në kryeminstër në detyrë nga dita e djeshme.
Sipas Hazirit të LDK-së dilema e parë kryesore është se a mundet të ketë krizë të menaxhimit politik Kosova të dizajnuar nga Kurti.
“A ka me u implementuar skenari i zbatimit të zgjedhjeve sepse faza e tretë është po aq e rëndësishme sa edhe votimi. A ka me u implementuar skenari kushtetus që qertifikimi i përfundimit të rezultateve dhe ankesave, konsituimi i kuvendit që LVV të del sipas kushtetutës e jepë propozimin për kryetar të kuvendit, ne japim propozim për nënkryetar, bëhen grupet politike dhë hynë në funksion marrja e mandatit të mandatarit. Kjo është dilema e parë kryesore sepse nga kjo ka me u ndërtu rruga, procesi, a ka me pasë Kosova stabilitet institucional apo ka me pasë krizë të menaxhuar politike të dizajnuar nga kryeministri në detyrë sepse prej dje është kryeministër në detyrë”, tha Haziri.