1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Haziri: Ka tendenca që qeveria të bëjë shtet policor

- Advertisement -

Lufti Haziri nga LDK në emisonin “Click” në RTV21 tha se shoqëria civile, e komunitete të tjera po hezitojnë të dialogojnë me opozitën për shkak të frikës se pastaj mund të dëmtohen në punën e tyre nga pushteti.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për “Click” të RTV21 tha se ka tendenca që të bëhet shtet policor, por jo nga policia.

I thirrim partitë opozitare, shoqërinë civile, biznesin, grupet komunitare, e çka të doni mundemi me inicu, por ajo e para është se kur e çoj ftesën për pjesëmarrje, nëse je përfaqësues i ambientalistave, menjëherë kanë me thënë, shumica po thojnë kështu: unë jam duke punu në njëfarë programi mandej kur po më shohin në fotografi me juve po penalizohna…kjo është policore”, tha Haziri.

Kur nuk qeveris, administron, kur administron nuk e ke kulturën e administrimit të plotë sepse ti e ke marrë mandatin e qeverisë, tani e kamuflon adminstrimin me metoda të qeverisjes, është kamuflim total, mandej ndodhin këto çështje”, tha Haziri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit