10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Haziri: Ka pasur përpjekje për arnim të Qeverisë para zgjedhjeve lokale

- Advertisement -

Lutfi Haziri i LDK-së ka thënë se ka pasur përpjekur për tu zgjeruar qeveria e Albin Kurtit para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Por një gjë e tillë thotë Haziri, nuk u pranua nga LDK-ja.

“Ka me u ndërtu agjendë e cila Kosovës dhe Serbisë një marrëveshje gjithëpërfshirëse  obligative që palët i detyron me i zbatu dhe me e ndërtu paqen e cila është hapi i parë drejt krijimit të raporteve të reja shqiptaro-serbe e cila kalon përmes Prishtinës”, thotë Haziri.

“Ka pasur angazhime dhe pritje që para zgjedhjeve lokale me ndodh një tendencë e tillë e cila quhet “arnim i qeverisjes” me një partner të besueshëm i cili i jep mundësi dhe siguri bisedimeve në Vjenë”, shpjegoi ai.

Pse nuk ndodhi një gjë e tillë?

“Nuk ka ndodhur sepse LDK-ja ka qëndrimin e qartë. Ne dialogun e mbështesim, e kemi ofruar platformën për dialogun, kemi ofruar rolin tonë në dialog, rolin ton në Kuvend si organ më i lartë, kemi thanë se në përputhje dhe frymë të Gjykatës Kushtetuese vazhdoni negocioni pa frikë, pa hezitim, pa lëkundje sepse nuk ka opsion tjetër”, shpjegoi Haziri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit