32.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Haziri i reagon Muratit: Sipas logjikës tuaj bën edhe prokurorë edhe gjykatës

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka insistuar se askush nuk ka të drejtë të jetë deputet dhe njëkohësisht të mbajë pozitë ekzekutive

Gjatë ditës ish-kryeministri Isa Mustafa kishte treguar se si kishte liruar ministrat që ishin zgjedhur deputet, e atij i reagoi Hekuran Murati, duke thënë se “LDK-ja nuk pritej të ishte pjesë e Qeverisë”.

Ai solli paradoksin, se si mund të jetë dikush edhe gjyqtar edhe prokurorë.

“Në çdo situatë kur nuk ke qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë. As mocioni i mosbesimit nuk ta merr të drejtën me qenë kryeministër në detyrë sepse Mustafa dhe ministrat e qeverisë së rrëzuar nga PDK dhe aleatët, vazhduan deri në betimin për deputetë që dolën nga zgjedhjet e rregullta, por ata liruan zyrat e Qeverisë për bankat e Parlamentit”.

“E ju, edhe deputetë, edhe ministra. Sipas kësaj logjike, mundeni me qenë edhe prokuror, edhe gjykatës! Ata që e duan Republiken, e ruajnë dhe e respektojnë. Sovraniteti nuk është veç në një copë toke, por në sallën e Kuvendit të Republikës dhe në zemrën e Kushtetutës së Republikës”, ka thënë Haziri

Të ngjashme

Të fundit