19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Haziri i jep merita LDK-së për liberalizimin e vizave, e akuzon LVV-në për vonesë në aspiratat euroatlantike

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka dhënë merita partisë së tij për liberalizimin e vizave, ndërkaq e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vonesë në aspiratat euroantlantike.

Haziri i ka quajtur të vonuara veprimet e qeverisë së kryemininistrit Kurti, duke i akuzuar ata për vonesë edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Shengen.

“Vonesa e Republikës sonë u pa edhe dje në Bruksel, ku të gjitha shtetet e Ballkanit ishin në inagurim të rrugës europiane në Komitetin e BE për çështje ekonomike e sociale. Çka presim më shumë nga kjo shumicë politike kur pikërisht këta e kanë vonuar plot 6 vjet liberalizimin e vizave dhe, si duket, aspiratën euronatlantike do ta vonojnë me dekada fatkqësisht, perveç nëse nuk flet qytetari. Ai është sovran dhe mund ta zbardhë e shkurtojë këtë pritje”, thuhet në postimin e Hazirit në Facebook.

Nënkryetari i LDK-së ka deklaruar se partia që ai përfaqëson kishte nënshkruar marrëveshje kontractuale për qarkullim të lirë në Zonën Shengen, por ata nuk i kanë marrë meritat.

“Për kujtesën tuaj, më 2015, Kosova nën qeverisjen e LDK-së, arriti të nënshkruajë marrëveshjen kontraktuale me BE-në dhemori datën për qarkullimin e lirë në zonën shengen. Por, dolën para dhe nuk ia falën suksesin LDK-së. Sot e asaj dite po ecim prapa.
Veç mund të na e humbin kohën, mundin e sakrificën, por s’mund ta ndryshojnë vullnetin dhe bindjen euroatlantike të Kosovës. Rrugë me një drejtim tash e 35 vjet. Republika e Kosovës s’ka opsion tjetër”, shkroi Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit