3.7 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Haziri: Heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit janë sublimimi i 17 shkurtit 2008

- Advertisement -

Në vigjilje të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lufti Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar rëndësinë e luftës dhe sakrificës për liri.

Haziri tha familja e tij ka mësuar për pesë breza të familjes që të luftojnë për atdheun, të nderojnë heronjtë dhe dëshmorët, si dhe të besojnë në Zot.

“Së paku prej pesë brezave të fundit të familjes, kemi mësuar që të rezistojmë, luftojmë, ëndërrojmë, nderojmë, të besojmë në Zot e atdhe, duke e ruajtur familjen.

Për dallim prej të tjerëve të cilët nuk kanë para kujt të përkulen, nuk kanë për kë të krenohen e të vënë kurora lulesh, stërgjyshërit, gjyshërit e baballarët tanë na mësuan se si duhet të kryengritemi për liri. Jemi krenarë për këtë.”– tha Haziri.

Haziri shtoi se “heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit janë sublimimi i 17 shkurtit 2008, ndaj veprave të të cilëve përkulemi gjithmonë.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit