Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka ‘goditur’ zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili kishte deklaruar se po dialogojnë për mos sulm me Serbinë në Bruksel.
Haziri ka deklaruar se kjo është gafa e dytë më e madhe pas asaj për arkivavat e UÇK-së.
‘Nuk ka histori që Kosova njeh që ne shqiptarët i kemi sulmu serbët, ose Serbinë, ose fshatin serb, ose qytetin serb, as brenda territorit e as jashtë territorit. Kjo po e dëshmon se është gafa e dytë më e madhe pas asaj për arkivavat e UÇK-së, sepse kur ki pretendime përtej asaj që është realitet, dhe mendon se mundesh si shteti më i ri në Evropë me dalë me pretendime tjera është përtej realitetit tonë”, tha Haziri.
Tutje, Haziri tha se ne po luftojmë me ia shqyer faqen e parë të kushtetutës Serbisë, dhe me na njoft Serbia.
“Ne po kërkojmë kufinjët tonë me i parnu Serbia, me na njoft Serbia dhe mos me ataku më kurrë. Serbia po thotë që Kosova është pjesë e territorit të Serbisë, dhe ky është dallimi. Ne po luftojmë me ia shqyer faqen e parë të kushtetutës Serbisë, aty ku Kosova paraqitet si tërësi territoriale e Serbisë, dhe kjo është lufta jonë”, deklaroi Haziri. /Kanal10/