27.9 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim ndërpartiak në Kosovë

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, ka deklaruar se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dëshmon mungesë të thellë të vullnetit politik nga qeveria aktuale.

Në intervistën për emisionin në gazetën Periskopi, Haziri theksoi se Kushtetuesja ka marrë vendime historike për të mbrojtur Republikën, përfshirë shkarkimin e presidentëve dhe kryeministrave, dhe se mosrespektimi i saj përbën rrezik për rendin kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka rrëzuar president, kryeministra dhe ka sjellë vendime jashtëzakonishtë të rëndësishme duke e ruajtur Republikën e Kosovës. Duke e ruajtur këtë Republikë që është ndërtuar fal sakrificës së popullit.”

Haziri paralajmëroi se vendi rrezikon të futet në një praktikë të dëmshme, ku çdo krizë politike i adresohet Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi një rrezikë për të ardhëm deri sot Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka qenë gardian i Kushtetutës dhe rendit Kushtetutës. Por, mos harroni që historia na ka mësuar që autokratët dhe demokratët, diktatorët janë drejtuar gjithmonë përmes Gjykatës Kushtetuese. Unë uroj që mos të mësohemi ne dhe mos të adaptohemi ne dhe mos të jetojmë në pritje që për çdo problem politik Gjykata Kushtetuese me zgjedh sepse kompozicioni nesër ndërron, bota po ndërron shumë “, tha ai

Të ngjashme

Të fundit