Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se ndërkombëtarët po gjejnë mundësi për të komunikuar me institucionet e Kosovës vetëm përmes presidentes Osmani.
Madje, ai e quajtur atë “zjarrfikëse politike” midis Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“LDK e ka votu atë si presidente me një siguri që e kemi kërku. Kemi mundur të bëjmë kërkesa politike. E vetmja kërkesë ka qenë ta zbatojë Kushtetutën, ta garantojë dialogun politik, social… Presidentja na pat ardhë me një program edhe për ekonomi të gjelbër e ambient që ka me stimulu, përveç sundimit të ligjit. Ne i kemi thënë a na garanton që je përfaqësuese kushtetuese e republikës… Tani është bërë zjarrfikësve politike, sepse ajo krejt këto kriza të vogla, tani natyrisht partnerët se lënë Kosovën vetë. Po e shfrytëzojnë të vetmen mundësi me komuniku me institucionet tona”, tha ai në Debat Plus.