20.2 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Haziri e Bajrami takojnë Sorensenin e Oravin: Masat po i dëmtojnë qytetarët, ngërçi u krijua nga VV-ja

- Advertisement -

Nênkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri bashkë me nënkryetaren Hykmete Bajrami, deputetin Besian Mustafa dhe anëtarët e kryesisë, Alush Gashi dhe Muhamet Hamiti, takuan përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dhe ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Aivo Orav.

Haziri tha se gjatë takimit folën rreth ngërçit politik të krijuar në vend, nga sipas tyre, partia e parë, nevojën urgjente për formimin e institucioneve dhe kërkesat e LDK-së drejtuar Kushtetueses në lidhje me këtë temë.

“Ritheksuam kërkesën e LDK-së rreth heqjes së masave ndëshkuese për Kosovën sepse të njëjtat përveçse po dëmtojnë qytetarët tanë, dëmtojnë edhe vetë procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në familjen euroatlantike!”.

“Po ashtu, u shpreh besimi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për integrim si dhe në proceset tjera”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Sorenseni e ka nisur vizitën e tij në Prishtinë gjatë ditës ku është takuar me të paren e shtetit, Vjosa Osmanin.

Të ngjashme

Të fundit