Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar punimin e Dimal Bashës të botuar në vitin 2012.
Basha e ka pranuar që e ka shkruar vetëm kapitullin 3 që flet siç thotë ai për Islamin fundamentalist.
E Lutfi Haziri thotë se Basha e fushata antishqiptare ndaj rezistencës dhe luftës çlirimtare ka qenë më shumë e orientuar të paraqitet para botës si fundamentalizëm islam se sa si kartelë droge.
Në këtë punim UÇK-ja akuzohet si e “financuar nga droga dhe paratë e pista”, ndërsa në atë tekst flitet edhe për Islamin fundamentalist.
Deklarimi i plotë i Hazirit:
Partia e parë, të cilës i garantohet ekskluziviteti i propopozimit të kryekuvendarit, arriti që ta kalojë këtë pa marrëveshje politike, me insistim sipas procedurës. Por, çka se?!
PDK dhe deputetë të disa grupeve politke ‘peng’ të fjalës publike, e zgjodhën popozimin e pestë të VV-së për kryekuvendar.
Fillim jo i mbarë nga z. Basha duke vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetar të konuniteteve pakicë.
Në anën tjetër, VV, PDK dhe deputetë të grupeve të tjera, zgjodhën për kryetar Kuvendi hiç më pak se bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në, i cili pëlciti pakënaqësi për përshkrimin dhe cilësimin e luftës çlirimtare. E rëndë shumë, me thënë të drejtën.
Por, a e keni lexu se çka shkruan për Isalmin?!
Fushata antishqiptare ndaj rezistences dhe luftës çlirimtare ka qenë më shumë e orientuar të paraqitet para botës si fundamentalizëm islam se sa si kartelë droge. Përshkrimi i luftës, përshkrimi i Islamit si besim dhe përshkrimi i Zotit nga z. Basha, e dallon nga ata që ia dhanë nundësinë. Jam njëri nga ata që u jap mundësi të gjithëve që të dëshmohen, sepse mendoj se secili duhet të ketë një mundësi të dytë. Kjo vjen kur e kupton gabimin dhe kërkon falje e nuk e manipulon të vërtetën.