11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haziri: Dialogu ka dështuar pasi qëllimi është degraduar

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, gjersa ka diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se procesi i tij është i vonuar dhe e quajtur të dështuar pasi sipas tij, ka degraduar qëllimi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore.

“Procesi i dialogut i vonuar ne arritjen e qëllimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore, dhe dështim në këtë rast, dialogu nuk ka opsion për LDK-në, në çfarëdo rrethana në çfarëdo kohe. Dialogu është e vetmja mënyrë që Kosova duhet me i zgjedh problemet me Serbinë. Marrëveshja e 27 shkurtit, nuk i ka arritur qëllimet dhe pritjet e bisedimeve. Është degraduar qëllimi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila ishte opsion i vetëm, pasi është konfirmuar nga dy letra një nga presidenti amerikan edhe sekretari evropian”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit