19.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Haziri: Deklarata e Trump konfirmon rikthimin e vëmendjes – duhet ta maksimalizojmë mundësinë

- Advertisement -

Deklarata e fundit e Presidentit amerikan Donald Trump, e bërë të shtunën në platformën e tij “Truth”, ku u zotua se “do ta zgjidhë sërish” çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, konfirmon “rikthimi të vëmendjes për regjionin Europës juglindore, respektivisht, raportit Kosovë-Serbi”, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Deklarata e të shtunës e Presidentit, Donald Trump, e befasoi regjionin e Europës Juglindore dhe europianët, por më së shumti qeverinë aktuale, përkundër që presidenti amerikan ka përmendur dy herë ndërhyrjen e tij në këtë proces, gjatë fushatës së fundit elektorale në SHBA. Ky është konfirmim i rikthimit të vëmendjes për regjionin Europës juglindore, respektivisht, raportit Kosovë-Serbi.”

Në dritën e kësaj, Haziri tha se Kosova duhet të jetë “e gatshme dhe duhet të përgatitet jashtëzakonisht shumë, që të mos e zë në befasi sikur që u zu të shtunën.”

“Duke e krahasuar me rolin amerikan në konfliktet e luftërat e njohura tashmë në botë, paralelja për ndërhyrje dhe arritjen e paqes në Kosovë dhe rikthimi i tij për shkak të dëmtimit të procesit, është paralajmërim që Kosova duhet të jetë e gatshme dhe duhet të përgatitet jashtëzakonisht shumë, që të mos e zë në befasi sikur që u zu të shtunën.Flitej që nuk është në prioritet dhe se Kosova është e harruar nga Washingtoni. Fatkeqësisht kjo qeveri ka ndërtuar raporte të kushtëzuara dhe ky raport i kushtëzuar mund të shkaktojë probleme serioze. Duhet të bëhemi gati që sa herë që vije mundësia, që të arrijmë e ta maksimalizojmë mbylljen e bisedimeve me njohjen reciproke në qendër.”

Në fund, Haziri paralajmëroi se Kosova tashmë është përfshirë në grupin e shteteve ku Presidenti Trump, do të ketë rol vendimtar.

“Përkundër këtyre, është arritur marrëveshja, është vendosur edhe kriteri ekonomik dhe është nxjerrë njohja e Izraelit. Pavarësisht që presidenti Biden e ka lënë në fuqi këtë marrëveshje Trump-Hoti, qeveria Kurti e ka heshtur dhe e ka përcjellë me stigmatizim, fatkeqësisht. E fundit, jo më pak e rëndësishme, pavarësisht krejt zhvillimeve në botë, luftërave Ukrainë-Rusi, Izrael-Gaza dhe Izrael-Iran dhe tensionet e mëdha që janë ndalur me ndërhyrjen e presidentit amerikan, Indi-Pakistan e Kazakistan-Armeni, ne kemi hyrë në grupin e shteteve që Presidenti Trump do ta ketë rolin vendimtar.”

Analiza e plotë e Hazirit:

Të ngjashme

Të fundit