26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Haziri: Ambasadori Hovenier është i informuar më shumë sesa Kurti për dinarin serb

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është më i informuar se Albin Kurti sa i përket çështjes së dinarit serb.

Ai në “Debat Plus”, tha se Kosova duhet t’i kryejë obligimet e saj dhe të mos varet se çfarë bën Serbia.

“Kurti ka thënë që Hovenier më tha diçka që s’e kom ditë, ambasadori edhe për dinarin din më shumë se kryeministri i Kosovës. Pas asaj deklarate që e ka thënë, ka ndodhë disa muaj ataku terrorist në Banjskë”, tha ai.

“Për 45 ditë është numër figurë që lidhet marrëveshje, për 45 ditë duhet të kryhen punët në Kosovë, Kosova e merr kreditin final. E mbyll çështjen se në Kosovë më nuk mundet me u kërku më shumë. Kosova mund t’i kryejë obligimet e veta pa u interesu çfarë po bën Serbia”, vijoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit