Cristiano Ronaldo dje ishte në stërvitjen e Realit dhe u ribashkua me bashkëlojtarët e vjetër, ndërsa Eden Hazard më pas u takua me trajnerin e Al Nasr, Rudi Garcia.
Ky takim i veçantë nxiti edhe më shumë zërat se belgu është objektivi i parë i klubit saudit për verën e ardhshme. Hazard pritet të largohet nga Madridi dhe prania e trajnerit të tij të vjetër të Lille, në pankinën e Al Nasr sigurisht që mund t’i japë atij një nxitje të madhe për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.