1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Hazard beson në rikthimin e formës së tij: Unë mund të bëj akoma gjëra të mëdha

- Advertisement -

Eden Hazard ka pranuar se nuk është më në më të mirën e tij, por ka këmbëngulur  se mund të bëjë akoma gjëra të mëdha.

Hazard ka pranuar se niveli i tij ka rënë ndjeshëm që nga paraqitja e tij e fundit në Kupën e Botës, por ende mbështet aftësinë e tij teknike.

Në vitin 2019, Hazard ka bërë një transferim të madh në Real Madrid pas një sezoni të bujshëm në Chelsea. Megjithatë, disi çuditërisht  ai ka luftuar për të gjetur ndonjë formë për “Los Blancos”, duke bërë vetëm 72 paraqitje dhe duke shënuar vetëm shtatë gola. Ai tani ka pranuar se ka pasur vështirësi që nga lëvizja e tij në “Bernabeu”.

Duke folur për “L’Equipe”, Hazard ka thënë se ka vuajtur shumë, por beson se ka akoma për të dhënë.

“Të them të drejtën, këtë nivel të vitit 2018, nuk e kam më. Nuk e tregoj, por kam vuajtur shumë, mendërisht dhe fizikisht. Nuk kam turp ta them. Në vitin 2018, unë isha ndoshta në top 10 në botë. Nëse trupi im më lejon, unë mund të bëj akoma gjëra të mëdha”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit