Në kufirin Serbi-Kroaci të enjten ka humbur jetën një i ri nga Kosova.
19-vjeçari Shqipron Muçiqi, u ther për vdekje nga një emigrant i cili dyshohet se është nga Afganistani.
Lidhur me rastin ka reaguar sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli.
Haxolli tha se Serbia është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm për kosovarët.
“Nuk ka rëndësi çfarë pasaporte keni, nëse flisni shqip, jeni nga Kosova, dhe keni shkelur brenda kufinjëve të këtij vendi, ju keni vendosur jetën tuaj dhe të bashkëudhëtarëve tuaj në lojë!”, tha ai.