18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Haxholli reagon pasi Serbia arrestoi një kosovar në Merdarë

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë thotë se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

Për këtë ka reaguar sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Haxholli ka thënë se “nëse marrim për bazë rastin ‘Panda’ dhe skemat terroriste me të cilat kanë operuar shërbimet e sigurisë serbe, është shumë më e mundshme që Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviqi të jenë humbur apo zë jenë gjallë në Serbi, se sa t’u ketë ndodhur diçka në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Me gjasë po iu duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi. Poshtërsi!” ka shkruar ai në Facebook.

Tëvë1 ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit