5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Haxholli reagon pas arrestimit të një shqiptari nga shteti serb me pretendime për krime lufte

- Advertisement -

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovë në Beograd, Fatmir Haxholli, njoftoi se shteti serb ka arrestuar në shqiptar të cilin shteti serb e ngarkon me akuza për gjoja krime lufte në betejën e Koshares.

“Sipas njoftimit të tillë të ndarë me mua nga njerëz vullnetmirë, Ivica Daçiq, i ka njoftuar mediat sot për ndalimin e një qytetari me iniciale F.K i lindur më 1968, dhe kjo sipas njoftimit gjoja duke e ngarkuar për ngjarje gjatë periudhës maj të vitit 1999, në luftën e lavdishme të UÇK-së në Koshare”, ka shkruar Haxholi.

“Të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat miltare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit